Ballina Ekonomi

BSH: Rritje e të ardhurave nga fasoneria

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Të ardhurat nga fasoneria shënuan rritje në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fasoneria shënoi për të dytin tremujor radhazi vlerën e 198 milionë eurove. Me bazë vjetore të ardhurat nga këto shërbime janë rritur me 49% .

Referuar të dhënave, me rritje progresive rezultojnë të ardhurat për këtë sektor edhe për periudhën 9-mujore.

Të ardhurat neto nga ky sektor arritën në 592 milionë euro, me rritje 25 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fasoneria ka qenë e përqendruar historikisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit, por në vitet e fundit po rritet gjithnjë e më shumë sektori i industrisë automotive, i lidhur me prodhimin e pjesëve të këmbimit për automjetet ose produkte të tjera industriale.

Fasoneria është një nga kontribuesit kryesorë në ecurinë pozitive të llogarisë së shërbimeve në Bilancin e Pagesave. Në këtë konteks, për 9-mujorin 2023, turizmi kontribuoi me pothuajse 55 % të vlerës së përgjithshme të suficitit të shërbimeve, i ndjekur nga fasoneria me 22 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti me homologen e Maqedonisë së Veriut: Luftë kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë kulturore
Artikulli tjetër100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Turqi, MEPJ: Si dy aleatë të NATO-s, kontribuues për ruajtjen e paqes në rajon