BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, deklaroi një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.
Paketa e shpallur përfshin futjen e një ndalimi për importet e diamanteve dhe një shtrëngim të kufirit të çmimit për eksportet e naftës ruse në vendet e treta, gjë që deri më tani ka pasur pak efekt.
Ekzistojnë gjithashtu kufizime tregtare për mallra të tjera dhe masa ndëshkuese ndaj individëve dhe organizatave që mbështesin luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Marrëveshja duhet të zyrtarizohet deri të premten.
Ndryshe nga Britania, Bashkimi Evropian ende nuk ka vendosur një ndalim për importet e diamanteve dhe aluminit nga Rusia.
Arsyeja kryesore për këtë ishte kundërshtimi nga Belgjika.
Qyteti port i Antwerpenit ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë së diamanteve në botë që nga shekulli XVI./ /os/












