Ballina Flash

Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2023

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veriperëndim të vendit.

Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era parashikohet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/15 Re shi diell
Kukës 5/12 Re diell
Lezhë 8/15 Re shi diell
Dibër 3/10 Re diell
Durrës 10/18 Re diell
Tiranë 10/18 Re diell
Elbasan 9/19 Re diell
Berat 7/19 Re diell
Vlorë 10/19 Re diell
Korçë 6/10 Re diell
Gjirokastër 5/16 Re diell
Sarandë 11/19 Re diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Meloni: Rama u sulmua vetëm se ka ndihmuar Italinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/12/2023