Ballina Aktualitet

Hapat e ardhshëm në procesin e integrimit, Rama pret ambasadorin e BE-së

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori Gonzato, i cili ndau në rrjetet sociale foto nga takimi me Kryeministrin Rama.

Ambasadori informoi se temë e takimit ishin hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj në Finiq: Rehabilitimi i kanalit “Thoma Filipeu” përmirëson ujitjen në 2 mijë ha tokë bujqësore
Artikulli tjetërRaporti i kredive me probleme zbret në 5.12%