Ballina Ekonomi

Reshje intensive dëbore në Qafë Thore, ARRSH: Rruga e hapur për qarkullim

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në Qafë Thore kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi ARRSH.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadori Malaj takohet me deputetë të Kuvendit të Kosovës
Artikulli tjetërFOKUS – Yellen: Pa ndihmën tonë, SHBA është përgjegjëse për humbjen e Kievit