Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në verilindje reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/12 Re shi
Kukës 3/7 Re shi
Lezhë 6/12 Re shi
Dibër 2/6 Re shi
Durrës 10/14 Re shi
Tiranë 10/14 Re shi
Elbasan 8/13 Re shi
Berat 8/14 Re shi
Vlorë 9/14 Re shi
Korçë 4/6 Re shi
Gjirokastër 6/13 Re shi
Sarandë 11/14 Re shi

 

 

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – Numri i vdekjeve nga sulmet izraelite rritet në 16 248, përfshirë 7 112 fëmijë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/12/2023