Ballina Aktualitet

Hasani në Bruksel, pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur drejt Brukselit, për të marrë pjesë në Samitin “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor – Thyerja e Ngërçit: Gratë, të rinjtë, drejtësia dhe zgjerimi i BE”.

Kryediplomati shqiptar do të jetë nesër pjesë e panelit të parë “Zgjerimi i BE-së: një urgjencë e re gjeopolitike”.

Gjatë samitit të këtij viti do të ofrohet mundësia për të reflektuar mbi sfidat, rreziqet dhe pasiguritë më urgjente që ka përjetuar rajoni në vitin 2023 dhe të identifikohen perspektivat e tejkalimit të tyre përmes një sërë rekomandimesh e politikash.

Ky samit do të ofrojë një mundësi për të reflektuar mbi këto sfida në kontekstin e momentit të ripërtërirë të zgjerimit të BE-së që përfshin jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe vende të tjera të fqinjësisë lindore të Bashkimit Europian.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin viziton Emiratet e Bashkuara Arabe
Artikulli tjetërQeveria miraton amnistinë për të dënuarit, Manja: Përfitojnë rreth 600 persona