Ballina Bota

TOKIO – Tetë viktima pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak amerikan

TOKIO, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Një aeroplan ushtarak amerikan me tetë persona në bord është rrëzuar pranë Japonisë.

Roja bregdetare e Japonisë tha se avioni Osprey u rrëzua në brigjet e ishullit Yakushima në Japoninë jugperëndimore, njofton Kyodo News.

Roja Bregdetare njoftoi se aksidenti u njoftua rreth orës 14:45 sipas kohës lokale.

Mediat raportojnë se rrënojat e avionit me siguri janë gjetur pranë vendit të rrëzimit, por ende nuk ka asnjë lajm për fatin e anëtarëve të bordit.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani takime me homologë të tij: Si aleatë të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë rajonale dhe evropiane
Artikulli tjetërEBA – Nderohen fituesit e edicionit të parë të Çmimit të Tregut të Punës