Ballina Flash

Nata e bardhë mbi Tiranë

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga koncerti që po mbahet në sheshin “Skëndërbej” për Natën e Bardhë në Tiranë.

Muzika nisi në orën 18:00 me DJ më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë u ngjitën këngëtarët. Të parët ishin Landi dhe Miri të West Side Family që sollën  hitet e tyre më të mira ndër vite. Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta, Capital T, Mc Cresha dhe Ylli Limani. Skena do t’i lihet më pas Elgitit dhe Romeos.

Në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej” janë ngjitur edhe Noizy e Luiz Ejlli për të përshëndetur fansat e tyre.

Mbrëmja u mbyll me një spektakël fishekzjarrësh duke e bërë një mbrëmje magjike këtë 29 Nëntor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAMBOLL – Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza
Artikulli tjetërBalla takon Cleverly: Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe, urë e fortë lidhëse mes dy popujve