TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Shkodra ka përkujtuar sot 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Në ceremoninë përkujtimore pranë Varrezave të Dëshmoreve në Shkodër, mori pjesë kryetari i bashkisë Benet Beci, i cili vendosi kurora në nderim të të rënëve në luftën për çlirimin e vendit.
Kjo ceremoni përkujtimore u organizua për herë të parë në qytetin e Shkodrës.
Bashkia Shkodër organizoi një sërë aktivitetesh me rastin e 28-29 Nëntorit.
Një ditë më parë, drejtues të pushtetit vendor nderuan ngritjen e flamurit 111 vite më parë si dhe patriotët e mendimtarët si Luigj Gurakuqi e Isa Boletini.
Ndëra në godinën e Bashkisë Shkodër u projektuan momentet dhe figurat kyçe të historisë së kombit tonë, të dokumentuara nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
/r.e/































