TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot homazhe pranë përmendores “Nënë Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të të rënëve për çlirimin e Shqipërisë.
“Gëzuar 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një nga ngjarjet më të lavdishme në historinë e popullit shqiptar. Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata djem dhe vajza të kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit”, u shpreh kreu i PL-së, Meta.
Meta theksoi se Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë brezat që duan një Shqipëri të lirë, europiane, të zhvilluar dhe të begatë.
Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 79-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.






















