Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 nëntor 2023

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Pas orëve të mesditës pritet shtim të vranësirave transparente të larta deri në mesatar.

Parashikohet mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/16 Diell
Kukës 2/13 Diell
Lezhë 4/15 Diell
Dibër -1/13 Diell
Durrës 4/17 Diell
Tiranë 6/17 Diell
Elbasan 5/16 Diell
Berat 1/18 Diell
Vlorë 7/17 Diell
Korçë -1/12 Diell
Gjirokastër 5/17 Diell
Sarandë 7/16 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan fotoalbumin e javës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/11/2023