Ballina Flash

Kurti: Do të inkurajojmë aktivizimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar

PRISHTINË, 20 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë lançuar platformën për regjistrimin e organizatave joqeveritare dhe bizneseve si ndërmarrje sociale.

Kjo politikë qeveritare u tha se do të inkurajojë aktivizimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve të tjera të cenueshme. Si kusht për marrjen e statusit ndërmarrje sociale është nëse OJQ-të apo bizneset e kanë aktivitetin të strukturuar për ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme apo kanë të punësuar së paku 30 për qind të stafit nga të njëjtat grupe.

Kryeministri Albin Kurti, tha se këto politika qeveritare do të sigurojnë që shteti do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

 

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e konsideroi si shumë të rëndësishme këtë platformë për t’i ndihmuar grupet e cenueshme në vend.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Austin viziton Kievin në shenjë mbështetjeje për Ukrainën
Artikulli tjetërZjarr e tymyese në seancën plenare të projektbuxhetit, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren