Ballina Aktualitet

Berati ndez dritat e festave

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Berati ka ndezur dritat e festave të fundvitit, duke krijuar atmosferën e ngrohtë festive në çdo rrugë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qyteti i “Një mbi një dritareve” i zbukuruar për festat e fundvitit.

Bashkia e Beratit ka ndezur dritat e pemës tradicionale të Krishtlindjeve, e cila është vendosur këtë vit në mes të lagjeve muzeale “Mangalem” e “Goricë”, ndërsa vezullimi i dritave ka mbuluar gjithë qytetin.

Dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike të Beratit e kanë zbukuruar atë, duke e shndërruar në një qytet vërtet magjik.

Dritat dhe zbukurimet janë vendosur në të gjitha pemët përgjatë Pedonales së qytetit si dhe në lagjet muzeale, ndërkohë që edhe rrugët janë mbuluar nga dekori festiv.

Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, në urën Goricës dhe “Urën e Varur”, dritat e të cilave kanë reflektuar si një ylber mbi lumë.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz planifikon të bisedojë sërish me Putinin
Artikulli tjetërBERLIN – Vizita e Erdoganit nxit protesta prokurde