Ballina Flash

Durrësi vishet kuqezi për festat kombëtare

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Në Durrës rrugët kryesore të qytetit po dekorohen me flamujt kombëtar në prag të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau në rrjetet sociale momente nga puna e punonjësve të bashkisë për vendosjen e flamujve në qytetin bregdetar.

“Vijojmë punën për krijimin e një atmosfere sa më festive në qytetin tonë. Kemi vendosur flamujt kombëtarë duke veshur kuqezi sheshet dhe rrugët kryesore të Durrësit”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako bëri të ditur se gjithashtu po vendosen edhe dekoret festive të festave të fundvitit.

“Po i japim qytetit një pamje sa më festive dhe për të pritur sa më gëzueshëm Festat e Nëntorit dhe të ndërrimit të viteve”, tha Sako.

Dekorimet për festat kombëtare të Nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Buxheti 2024 mbështet 717 730 pensionistë
Artikulli tjetërSHBA – Shtëpia e Bardhë: Nuk duam përplasje të armatosura në spitalet e Gazës