Ballina Flash

Panairi i Librit vjen me edicionin e tij të 26-të

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Panairi i Librit 2023, çelet më 15 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi Panairin ngjarjen më të madhe të librit.

“Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në 15 nëntor nis edicioni XXVI i Panairit të Librit “Tirana 2023″”, tha Margariti.

Margariti tha se, në këtë Panair do të prezantohen titujt më të fundit, teksa do zhvillohen takime me autorë e tryeza diskutimesh.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPL për buxhetin 2024: Asnjë paketë sociale për shtresat në nevojë
Artikulli tjetërRIAD – Arabia Saudite pret samitin arabo-islamik për të diskutuar luftën në Gaza