Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 8/11/2023

SEUL (Koreja e Jugut) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me Korenë e Veriut.

FILIPINE – 10-vjetori i kalimit të tajfunit Haiyan, një nga më të dhunshmit në Tokë.

SINGAPOR – Forumi i Ekonomisë së Re nga Bloomberg.

PARIS (Francë) – Gjyqi i apelit i Nicolas Sarkozy në aferën ”Bygmalion” për financimin e paligjshëm të fushatës së tij të humbur presidenciale të vitit 2012.

TASHKENT (Uzbekistan) – Samiti i 16-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik.

HELSINKI (Finlandë) – Vizitë nga ministrat e Punëve të Jashtme suedez, Tobias Billström dhe të Mbrojtjes, Pal Jonson.

BRUKSEL (Belgjikë) – Përditësim për aplikimet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi i ministrave të Ekonomisë dhe Financave të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seanca plenare e Parlamentit Evropian.

MBRETËRIA E BASHKUAR – 400-vjetori i botimit të koleksionit të parë të Shekspirit.

PARIS (Francë) – Presidenti Macron pret Shou Zi Chew, president dhe CEO i TikTok si pjesë e Forumit të Paqes në Paris.

SHBA – Ankand nga Sotheby’s i koleksionit Emily Fisher Landau, duke përfshirë “Gruaja me një orë” të Pikasos.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 8 nëntor 2023
Artikulli tjetër“Travel off Path”: Shqipëria, destinacioni evropian me rritjen më të shpejtë të turizmit