Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 nëntor 2023

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjelli. Reshjet e shiut me intensitet të ulët nisin që në orët e para të 24-orëshit në pjesën veriore të vendit duke u shtrirë gradualisht në të gjithë territorin.

Reshjet do të jenë intensitet mesatar e hera – herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve në pjesën më të madhe të vendit bie duke u përqendruar në jug,ku intensiteti i tyre pritet të jenë mesatar e hera-herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 10-13m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/20 Re  shi diell
Kukës 13/20 Re shi diell
Lezhë 13/21 Re shi diell
Dibër 7/18 Re shi diell
Durrës 15/22 Reshi diell
Tiranë 16/24 Re shi diell
Elbasan 16/22 Re shi diell
Berat 13/24  Re shi diell
Vlorë 15/23 Re shi diell
Korçë 8/17 Re shi diell
Gjirokastër 6/20 Re shi diell
Sarandë 16/21 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Qeveria federale gjermane do të paguajë 7 500 euro për çdo refugjat
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 8/11/2023