TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Evin Mete deklaroi sot se qeveria në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore dhe FMN-në po diskutojnë rishikimin e metodës së indeksimit të pensioneve.
Deklarata e ministrit Mete u bë gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2024 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
“Me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar po bëjmë disa analiza paraprake. Një nga diskutimet që po zhvillojmë është alokimi i indeksimit. Ne indeksojmë totalin e pensionit që marrin pensionistët, por aty ka elementin kontributiv dhe suplementar. Formati i indeksimit të çdo elementi të pensionit do të dojë rishikim”, u shpreh ai.
Për vitin 2024 janë parashikuar 4 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit.
/r.e/























