Ballina Flash

Tirana i rikthehet normalitetit, punonjësit e Bashkisë në terren

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me rreshje të shumta shiu.

Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.

Sikurse mund ta shihni edhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJORDANI – Blinken bisedime me vendet arabe për gjendjen në Gaza
Artikulli tjetërOne Health: Faktorët e mjedisit ndikojnë në 24% të sëmundjeve