TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Pjesëtarë të ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA dhe zyrtarët e SPAK-ut vazhduan takimet në Uashington, DC, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.
Kreu i SPAK, Altin Dumani pati takime në Byronë Federale të Hetimit (FBI), në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.
Dumani gjithashtu u takua me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson, ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe zëvendësndihmëssekretaren kryesore për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Yuri Kim.
Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).
/r.e/













