Ballina Ekonomi

Qendra e Ekselencës e programit të BB për ujësjellës kanalizimet do të hapet në Tiranë

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Shqipëria do të mirëpresë Qendrën e Ekselencës të programit të Bankës Botërore “Shoqëritë ujësjellës kanalizime të së ardhmes”, një nismë rajonale me ndikim global, mbështetur nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

Në një njoftim për mediet BB bën të ditur se, ceremonia zyrtare e çeljes së Qendrës së Ekselencës do të zhvillohet më 7 nëntor gjatë punimeve të Konferencës së 11-të të Përbashkët Ballkanike të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime.

Qendra e Ekselencës do të përmirësojë shërbimet për të siguruar akses në ujë të pastër dhe kanalizime për të gjithë. Ajo bashkon profesionistë të rinj, ofrues të shërbimeve, institucione politikëbërëse dhe ekspertë, duke nxitur inovacionin dhe shkëmbimin e njohurive.

Në Ballkanin Perëndimor, Qendra e Ekselencës do të mbështesë deri në 50 shoqëri ujësjellës kanalizime për të përmirësuar performancën dhe menaxhimin e tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: SPAK organizatë kriminale, opozita jo fasadë e pluralizmit
Artikulli tjetërBodybuilderi Marjan Hoxhaj shpallet kampion bote