Ballina Aktualitet

Peleshi: Forca Detare shqiptare, pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Forca Detare shqiptare ishte pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”, mes 20 vendeve aleate të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi  u shpreh sot se, anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj ndërvepruan në detin tonë territorial me aeroplanmbajtësen spanjolle “Juan Carlos” dhe fregatën “Numancia”.

Pjesë e stërvitjes ishin dhe 3 helikopterë dhe 2 avionë, të cilët mbështesnin nga ajri operacionet speciale të trupave në det dhe ishullin e Sazanit.

“Neptune Strike 23”, ka për qëllim zbatimin e ligjshmërisë në det dhe koordinimin e veprimeve gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta midis vendeve të NATO-s.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorxhi publik zbret në nivelin 59.8 % e PBB-së, në 2024-ën
Artikulli tjetërGJERMANI – Lindner: Jepini fund ëndrrës për heqjen e qymyrit deri në 2030-n