Ballina Ekonomi

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, vizitë zyrtare në Romë

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua mbledhja e parë e përbashkët mes dy komisioneve parlamentare, Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Transporteve, Postës dhe Telekomunikacioneve të Parlamentit të Italisë.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryetari i Komisionit për Transportin, Deidda konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të komisionit që ai drejton në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, duke konsideruar Shqipërinë si një partner strategjik të Italisë dhe duke konfirmuar vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Kryetari i Komisionit Pëllumbi, gjatë fjalës së tij vlerësoi angazhimin dhe mbështetjen e qeverisë italiane për përfshirjen e Korridorit të 8 multimodal në Rrjetin Kryesor të Ballkanit Perëndimor. Projekt me shumë rëndësi jo vetëm për dy vendet tona por edhe më gjerë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutuan nga anëtarë të të dy komisioneve mundësitë për investimet që ofron Shqipëria në infrastrukturën rrugore, hekurudhore apo dhe në ekonominë blu apo akuakulturë.

Në përfundim të mbledhjes, Pëllumbi falënderoi homologun e tij dhe qeverinë italiane për rolin e saj proaktiv në mbrojtje dhe në mbështetje të perspektives së Shqipërisë në BE.

Kryetarët e dy komisioneve ranë dakord për ta konsoliduar këtë format si një platformë për dialog dhe bashkëpunim dhe u angazhuan për të mbajtur një mbledhje të dytë në një të ardhme të afërt.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak80-vjetori i Roza Anagnostit, atmosferë festive mes kolegësh e artdashësish
Artikulli tjetërDemokracia dhe siguria në rajon, Kuvendi dhe OSBE aktivitet dyditor në Tiranë