Ballina Flash

Java e Gjuhës Italiane, konferencë në Tiranë mbi librin “I Promessi Sposi”

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në kuadër të Javës XXIII të Gjuhës Italiane në botë, ambasadori Fabrizio Bucci mori pjesë në Konferencën “Alessandro Manzoni dhe i Promessi Sposi në Shqipëri”, organizuar nga Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Gjatë Konferencës, kushtuar një kryevepre të letërsisë italiane, Ambasadori i dorëzoi simbolikisht Bibliotekës “Fr. P. Ruatti” të Universitetit, një kopje të botimit të vitit 1840 të “I Promessi Sposi”, dhuruar nga presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, At Ruggero Valentini.

Java e Gjuhës Italiane në botë, shënoi një sërë aktivitetesh mes të cilave takime letrare, binjakëzime shkollash e shkëmbime kulturore me në fokus librin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreu i AMP, Ardi Veliu paraqet dorëheqjen tek ministri Balla
Artikulli tjetërBegaj: Mirënjohje arbëreshëve të Italisë që ruajnë e trashëgojnë identitetin kombëtar