Ballina Aktualitet

Macron: Rritje e bashkëpunimit kundër kriminalitetit dhe trafikut


TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se, Franca dhe Shqipëria kanë arritur shumë në bashkëpunimin kundër kriminalitetit dhe kundër trafikut.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, Macron u shpreh se, “gëzohem për atë çka kemi ndërtuar këto vite bashkë në fushën e bashkëpunimit të luftës kundër kriminalitetit dhe kundër trafikut”.

“Dua t’ju falënderoj shumë që keni qenë mjaftueshëm efikas në këtë fushë. Gjë që na ka bërë të mundur të nënshkruajmë një marrëveshje në vitin 2018, por gjithashtu ta vëmë në zbatim. Dhe sikurse e thatë ju ta bëjmë si shembull që është kopjuar, imituar nga shtete të tjera evropiane”.

“Do të vazhdojmë të ecim përpara, të përforcuar nga kjo dinamik sepse unë jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Evropë. Jo vetëm në këtë zonë ku deshën t’ju mbyllnin shumë herë, ndërsa ju kishit karakterin tuaj të veçantë të Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu në Mesdheun tonë, pra në zemër të kontinentit tonë”, tha Macron.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMacron: Angazhim në formimin e të rinjve me zanatet e hotelerisë
Artikulli tjetërRama: Kryejmë detyrimet e integrimit për Shqipërinë e gjeneratës së ardhshme