Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 12 tetor 2023

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti  parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të kohës, me përjashtim të vranësirave kalimtare në jug gjatë orëve të mesditës.

Mjegullinë lokale në zonat malore dhe lugina në orët e mëngjesit.                          

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-7m/sek,  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi  deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/27 Diell
Kukës 11/24 Diell
Lezhë 16/27 Diell
Dibër 10/26 Diell
Durrës 15/29 Diell
Tiranë 16/29 Diell
Elbasan 16/28 Diell re
Berat 13/29 Diell re
Vlorë 15/27 Diell re
Korçë 9/23 Diell re
Gjirokastër 11/28 Diell re
Sarandë 14/26 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro në Zvicër: Shpallja e Vjosës Park Kombëtar, vlerësim për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/10/2023