Ballina Bota

TURQI – Erdogan dënon bombardimet e Gazës

STAMBOLL, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Turqia dënon vrasjen e civilëve në Izrael, por gjithashtu kundërshton bombardimet “pa dallim” të Gazës, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne e kundërshtojmë haptazi vrasjen e civilëve në territoret izraelite. Po kështu, nuk mund të pranojmë kurrë masakrën e të pafajshmëve të pambrojtur në Gaza me bombardime, pa dallim dhe në mënyrë të vazhdueshme”, tha Erdogan në një takim të partisë së tij.

“Nuk është luftë, por masakër kur kryen një konflikt duke përdorur të gjitha llojet e metodave të turpshme”, tha Erdogan.

Ai tha se Izraeli i kishte mohuar Gazës furnizimet bazë humanitare, duke përfshirë ujin dhe energjinë elektrike, ndërsa po shënjestronte infrastrukturën, vendet e adhurimit dhe shkollat./a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPullat RETRO të koleksionit shqiptar të mjeteve historike, tashmë në treg
Artikulli tjetërRezolutë e përbashkët për Kosovën, Çuçi: Shqipëria të kërkojë hetim ndërkombëtar për sulmin