TAJPEI (Tajvan) – Dita Kombëtare.
MOSKË (Rusi) – Presidenti Vladimir Putin pret kryeministrin irakian, Mohamed Chia al-Soudani.
HAMBURG (Gjermani) – Prezantimi nga ”Daimler Truck” i modelit të tij ”eActros 600” të kamionit elektrik në distanca të gjata.
OKB – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjedh anëtarët e rinj të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Irakun.
MARRAKESH (Marok) – FMN publikon një raport mbi perspektivat e ekonomisë botërore, me një konferencë për shtyp.
ADIS ABEBA (Etiopi) – Konferencë për shtyp nga drejtoresha e re e Agjencisë së Migracionit të OKB-së (IOM), Amy Pope.
NION (Zvicër) – Futboll – Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, shpallja e vendeve pritëse për Euro 2028 dhe Euro 2032./ a.jor.























