Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 10 tetor 2023

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu gjatë orëve të mesditës në majat e maleve në veri të vendit.  Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.                   

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi  deri 11m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/27 Diell  re
Kukës 14/25 Diell  re shi
Lezhë 14/28 Diell re
Dibër 8/26 Diell re shi
Durrës 15/29 Diell re
Tiranë 16/29 Diell re
Elbasan 16/29 Diell re
Berat 12/29 Diell re
Vlorë 15/27 Diell re
Korçë 12/24 Diell re
Gjirokastër 12/28 Diell re
Sarandë 14/26 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani: Sulmi ndaj Izraelit nga terroristët e Hamasit, mundësuam me shpejtësi kthimin e shqiptarëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/10/2023