Ballina Bota

FOKUS – Takim Xi-Biden në nëntor

UASHINGTON, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping pritet të zhvillojnë së shpejti një takim, sipas një burimi.

Të dy liderët do të takohen në Samitin e Azi-Paqësorit (APEC) në San Francisko në nëntor, raportoi “The Washington Post” të enjten në mbrëmje, duke cituar burime të qeverisë amerikane.

“Nuk ka pasur një takim të tillë, por ekziston mundësia”, tha Biden.

Ky do të ishte takimi i parë midis Biden dhe Xi që nga nëntori i vitit të kaluar.

Në atë kohë, të dy liderët u takuan në samitin e G20 në ishullin indonezian të Balit.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës kanë qenë në një pikë të ulët prej disa kohësh, pavarësisht vizitave të fundit të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kinë.

Mbështetja e Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet kundër Tajvanit kanë shkaktuar polemika.

Prej disa kohësh pritet që të ketë një takim mes Biden dhe Xi gjatë samitit të APEC.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka mbetur e kujdesshme publikisht.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan dhe kryediplomati kinez Wang Yi u takuan së fundmi në Maltë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj në konferencën ministerjale në Shkup: Politika dhe masa të ndërlidhura me agjendën e gjelbër
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 7 tetor 2023