Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 7 tetor 2023

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat mesatare kalimtare në relievet malore në juglindje të vendit. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.                   

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-13m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/27 Diell
Kukës 12/24 Diell
Lezhë 15/27 Diell
Dibër 12/24 Diell
Durrës 17/28 Diell
Tiranë 18/29 Diell
Elbasan 16/26 Diell
Berat 15/29 Diell re
Vlorë 16/28 Diell re
Korçë 12/22 Diell  re
Gjirokastër 10/27 Diell re
Sarandë 15/27 Diell  re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Takim Xi-Biden në nëntor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/10/2023