Ballina Bota

ITALI – Meloni: Po përballemi me një presion të paprecedentë emigracioni

ROMË, 2 tetor /ATSH-ANA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i referohet sërish, me  një postim në Facebook, emigracionit dhe refugjatëve.

“Ne po përballemi me presion të paprecedentë migrator, i cili vjen si pasojë e paqëndrueshmërisë së zonave të mëdha të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Qeveria italiane po punon çdo ditë për të adresuar këtë situatë dhe për të luftuar emigracionin masiv të paligjshëm”, shkruan Meloni.

Ajo shton se qeveria e saj po vepron ”seriozisht, në çdo nivel, duke kërkuar pjesëmarrjen e shteteve të tjera evropiane në të gjithë përpjekjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me vendet afrikane, për të ndaluar largimet e detarëve dhe për të çmontuar rrjetin e trafikantëve të qenieve njerëzore, por edhe me rregulla për të favorizuar dëbimet e atyre që nuk kanë të drejtë të priten në Itali”.

Meloni thekson se kjo punë bëhet më e vështirë nëse ndërkohë vendet e tjera po punojnë në drejtim diametralisht të kundërt dhe nëse një pjesë e Italisë po bën gjithçka për të favorizuar emigracionin e paligjshëm./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj uron studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri akademik
Artikulli tjetërPërfaqësuesit e BE mbështesin sot fushatën “Shqipëria është Biodiversitet”