Ballina Ekonomi

INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.23 % në tremujorin e dytë

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2023 vlerësohet me rritje prej 3.23 %, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, kontribut pozitiv kanë dhënë degët, ndërtimi me 1,43 pikë përqindje, aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,72 pikë përqindje, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me +0,66 pikë përqindje, arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me 0,26 pikë përqindje, informacioni dhe komunikacioni me +0,26 pikë përqindje, tregti,transport, akomodim dhe shërbim ushqimor me +0,19 pikë përqindje, aktivitete financiare dhe të sigurimit me +0,09 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi  “industri, energji dhe uji” me -0,31 pikë përqindje, “aktivitete profesionale dhe shërbime administrative” me -0,27 pikë përqindje, “bujqësi, pyje dhe peshkim” me -0,03 pikë përqindje.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Berlin: Shqipëria, potencial për t’u shndërruar në qendër energjetike në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërFinalizohen 3 operacione policore në Tiranë, Shkodër dhe Korçë