Ballina Flash

Basha takim me gratë në Lezhë

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Gjatë qëndrimit në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gra të këtij qyteti.

“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq më e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

“Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet për çdo qeveri”, shtoi Basha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj takim me fermerë të Divjakës, politika lehtësuese për zgjerimin e hartës së eksporteve
Artikulli tjetërMick Jagger altruist, dhuron të gjithë pasurinë artistike për bamirësi