Ballina Aktualitet

Begaj takon Biden: Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj zhvilluan sot një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë të SHBA, Jill Biden.

“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, shkruan Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ndodhet në Nju Jork SHBA, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj në SHBA: Tirana shembull suksesi për transformimin e një qyteti
Artikulli tjetërBerisha-Manjës: S’do amnistohesh për krimet e tua elektorale