TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Komisioni i Konkurrencës vendosi sot mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prodhimit, transmetimit dhe shitjes në mënyrë digjitale të produkteve audio dhe video tek operatorët kabllorë.
Nisur nga ankesat e paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës ndaj ndërmarrjes Digitalb SHA lidhur me ofrimin e shërbimit ndaj OSHMA-ve kabllorë, AK ka vlerësuar sjelljen e ndërmarrjes nën hetim, duke konstatuar se sjellja e ndërmarrjes Digitalb SHA kundrejt operatorëve kabllorë ka ardhur për arsye objektive, siç janë arsyet e ligjshme tregtare.
Në këto kushte ajo është zgjidhur bazuar në ligjin e posaçëm dhe AMA ka marrë të gjitha masat në mënyrë që kjo problematikë të mos jetë më prezente në treg.
Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi detyrimin e të gjithë operatorëve OSHMA audiovizive, si operatorë me pozitë dominuese, që t’u japin të drejtën e ritransmetimit të programeve të tyre të gjithë operatorëve të interesuar, në çdo segment tregu.
/m.m/r.e/























