TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj durrsakë.
Në një postim në rrjetet sociale Basha tha se “të rinjtë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë”.
“Një shoqëri e drejtë është e vetmja mënyrë për të përballur problemet e mëdha, për të ndalur zbrazjen e vendit. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve”, nënvizoi Basha.
Basha u shpreh se “Partia Demokratike është dhe do të mbetur e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të bërë ndryshimin që presin të gjithë”.
/k.s/r.e/












