Ballina Flash

Shkodër, ndërhyrje për riparimin e dy segmenteve rrugore

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Bashkia e Shkodrës po ndërhyn për riparimin e segmenteve rrugore Guri i Zi – Rragam dhe Guri i Zi – Vukatanë.

Sipas bashkisë, këto dy segmente kanë qenë të amortizuara dhe ishin kthyer në një shqetësim për komunitetin e zonës në këtë njësi administrative.

“Të tilla ndërhyrje do të bëhen edhe në zona të tjera të bashkisë Shkodër ku është e domosdoshme ndërhyrja për shkak të amortizimit të rrugëve”, tha bashkia.

Rehabilitimi i rrugëve rurale në bashkinë e Shkodrës përmirëson ndjeshëm lëvizshmërinë e banorëve dhe mjeteve.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Zveçani anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Artikulli tjetërBerisha, thirrje këshilltarëve bashkiakë të opozitës: Mos lejoni mbledhje me dyer të mbyllura