Ballina Ekonomi

Bylykbashi: Qeveria t’u garantojë dinjitet edhe pensionistëve

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, foto: Florian Abazaj

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike Oert Bylybashi e vlerësoi pozitivisht projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, për sigurimet shoqërore”, që i vjen në mbështetje qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Malin e Zi.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Bylybashi tha se “i mbështesim marrëveshje të tilla, por nuk mund të bashkohemi me faktin e pensioneve diskriminuese që i ka lënë qeveria sot pensionistët në vendin tonë”.

“Pensionistët sot marrin një pension minimal në vlerën e 75 mijë lekëve (të vjetra) dhe ky  është një turp për qeverinë”, u shpreh Bylybashi, teksa solli në vëmendje, propozimin e PD për rritjen e minimumit jetik, por që, siç tha ai, “vijon të refuzohet nga mazhoranca”.

Bylykbashi theksoi se, “marrëveshja që shqyrtojmë sot vlen pa diskutim të miratohet, por shteti duhet t’u garantojë dinjitet edhe pensionistëve”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjetje arkeologjike në Dushkarak të Selenicës, varri antik zbulohet gjatë punimit të tokës
Artikulli tjetërRritja e pagave, Berisha: Qeveria po blen Gjykatën Kushtetuese