Ballina Aktualitet

Rama: “Mësonjëtorja”, filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga filmi “Mësonjëtorja, i cili është restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Rama theksoi se “Mësonjëtorja” është filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.

Filmi “Mësonjëtorja” mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” përkoi me ditën e parë të shkollës.

Puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet sot pasdite, në Pallatin e Brigadave.

Mësonjëtorja është një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLukova me plazhet e vogla, destinacion i preferuar edhe në shtator
Artikulli tjetërBegaj takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut