Ballina Flash

I riu nga Spanja, pjesë e Orkestrës Simfonike të TKOB

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, tashmë do të ketë edhe instrumentistë të huaj. Drejtoresha e institucionit, Abigeila Voshtina, solli rastin e një të riu spanjoll, 24-vjeçarit Salvador Garcia, i cili do t’i bashkohet Orkestrës Simfonike të TKOB-së, në pozicionin “Spalë Sektori”, për instrumentin korno, pranë Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë. Artisti nga spanja iu përgjigj thirrjes ndërkombëtare të hapur për këtë pozicion.

Salvador Garcia i filloi mësimet për muzikë që në moshën 9-vjeçare, duke vijuar më pas me studimet universitare në Konservatorin e Lartë të Muzikës, në Murcia, dhe në Konservatorin Trinity Laban, në Londër.

U diplomua më pas në akademi, me kornistin Raúl Díaz, i cili mban dhe pozicionin si Korno e Parë e Filharmonisë së Londrës.

Përgjatë këtij rrugëtimi, Garcia ka performuar në orkestra të ndryshme për të rinj si: Orkestra e të rinjve të Almeriasë dhe Orkestra e të Rinjve të Rajonit Murcia, Orkestra Simfonike e Rajonit Murcia dhe Orkestra Evropiane e Regjistrimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Sigurisë, Salianji kërkon seancë dëgjimore për çështjen TIMS
Artikulli tjetër​Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë