Ballina Aktualitet

DPSHTRR: Numri i aksidenteve u ul me 32 % në 5 vite

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Investimet në infrastrukturë, përmirësimi i programit të formimit për leje drejtimi dhe shtimi i kontrolleve në akset rrugore ka ulur numrin e aksidenteve në rrugë me 32 %, në 5 vitet e fundit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bën të ditur se përgjatë kësaj periudhe u shënua gjithashtu edhe një ulje me 36% e aksidente rrugore të shkaktuara nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç.

“Nga 967 aksidente të shkaktuara në 7-mujorin e vitit 2022, në periudhën janar-korrik të këtij viti u regjistruan 653 aksidente”, bën të ditur DPSHTRR.

Rënie me 31 % shënoi edhe numri i qytetarëve të përfshirë në aksidente dhe me 5 % numri i viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Më në fund Trudeau largohet nga Nju-Delhi
Artikulli tjetërHasani prezantohet si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: Privilegj t’i shërbej vendit tim