Ballina Flash

Shqipëria turistike, “Tirana Photo Festival” mbahet nga data 9-17 shtator

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Fotografia në lëvizje është tema e edicionit të 6-të të Festivalit të Fotografisë “Tirana Photo Festival”, i cili u çel më 9 shtator dhe do të vijojë deri më 17 shtator në Tiranë, pranë Liqenit Artificial.

Tirana në Lëvizje përkon edhe me statusin e Tiranës këtë vit, si “Kryeqyteti Europian i Sporteve 2023” .

Festivali i Fotografisë së Tiranës është aktiviteti më i rëndësishëm i fotografisë në Shqipëri dhe qëllimi i tij është të promovojë Shqipërinë përmes fotografisë, si dhe të edukojë të rinjtë me artin e fotografisë.

Në këtë festival, që organizohet me mbështetjen e agjencisë së turizmit dhe agroturizmit  do të ekspozohen 100 foto.

Festivali vjen si një udhëtim edhe me aplikacionin TEA, që vijon me evente të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.

Aplikacioni TEA krijoi mundësinë e kapërcimit të kufijve duke u kthyer në një guidë frymëzuese për miliona turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri.

TEA u bë një pasaportë virtuale për të zbuluar Shqipërinë turistike të kulturës dhe traditës.
Udhëtimi me TEA-n vazhdon të shtojë shijimin e natyrës, agroturizmeve dhe trashëgiminë e vyer kulturore, që bart vendi ynë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gjimnazi “Gramoz Palushi” në Paskuqan, kushte dinjitoze për 630 nxënës
Artikulli tjetërSako: 20 objekte arsimore u ndërtuan tre vitet e fundit në Durrës