Ballina Aktualitet

Rama: Ndriçim kalasë së Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Kalaja e Lezhës, do të ndriçohet me teknologjinë LED.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga puna që ka nisur në këtë kala, teksa shprehet se,

“Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”.

Ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë, dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike, do rifitojnë madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi.

Projekti parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë në elementet identifikuese të kalasë së Lezhës, duke rritur tërheqjen e turistëve drejt kësaj zone.

Ky projekt do të përdorë teknologjinë e ndriçimit LED, duke përfshirë sisteme të automatizuara për të ndriçuar kalanë në mënyrë efikase.

Kalaja e Lezhës do jetë fortifikimi i radhës, që do ndriçohet pas asaj të Shkodrës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Kjo ndërhyrje bashkëkohore vjen falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit, leku forcon pozitat
Artikulli tjetërCHwB Albania organizon Kampin Rajonal të Restaurimit në zonën e liqenit të Ohrit