Ballina Bota

KOPENHAGE – Rusia pezullon shërbimet konsullore në Danimarkë

KOPENGAHE, 5 shtator /ATSH-DPA/ – Ambasada ruse në Danimarkë tha se do të mbyllte shërbimet e saj konsullore që nga e mërkura pasi autoritetet daneze vendosën të reduktojnë numrin e stafit diplomatik rus në vend, sipas një deklarate në Telegram.

Në të ardhmen, rusët në Danimarkë nuk do të mund të aplikojnë për pasaporta, viza apo pensione.

Të premten, ministria e jashtme e Danimarkës tha se do të dëbonte 10 diplomatë rusë në mënyrë që numri të përputhet me atë të punonjësve që punojnë në ambasadën daneze në Rusi. Ndryshimet priten deri në fund të shtatorit.

Deri në pesë diplomatë dhe 20 anëtarë të tjerë të stafit do të lejohen të punojnë në ambasadën ruse në Kopenhagë.

Sipas ministrisë së Jashtme daneze, prej disa kohësh kanë nisur negociatat për vizat për punonjësit e ambasadës daneze në Moskë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBB mbështetje tri shtyllave kyçe të bujqësisë
Artikulli tjetërPrezantohet programi për subvencionimin e energjisë për konsumatorët e cenueshëm