Ballina Flash

​Dita e Humanizmit shënohet edhe në Kosovë

PRISHTINE, 5 shtator/ATSH/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e elektronike të mbajtur më 5 shtator të vitit 2022, ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të.

Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky vendim hynë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe obligon për zbatim Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të gjitha institucionet e tjera./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​OEAK: Importet nga kompanitë amerikane po pakësohen me ritëm alarmues
Artikulli tjetërSHBA – Të paktën 23 të lënduar pasi një makinë futet në një restorant në Teksas