Ballina Flash

Viti i ri shkollor, Kushi inspekton shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh ishte ndalesa e radhës e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Gjatë inspektimit të punimeve që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja pa nga afër punimet në këtë shkollë, e cila më 11 shtator do të presë 490 nxënësit e saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi nënvizoi se shkolla është me të gjitha kushtet e nevojshme për një proces mësimor cilësor dhe gjithëpërfshirës.

“Edhe shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh është gati të presë 490 nxënësit e saj këtë vit të ri shkollor me të gjitha kushtet e nevojshme për një proces mësimor cilësor dhe gjithëpërfshirës. Së bashku me deputetin Ismet Beqiraj dhe kryetarin e bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj vizituam mjediset e kësaj shkolle, klasat, laboratorët, terrenet sportive”, tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “u befasuam veçanërisht nga angazhimi i nxënësve dhe mësuesve në programin “Art, Zeje dhe Sport”, duke e kthyer shkollën në një qendër komunitare në shërbim të fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë banorëve të zonës”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi “Mbijetesa e Arbërishtes në shekullin XXI”
Artikulli tjetërFOKUS – Polonia refuzon hyrjen e grurit ukrainas pas 15 shtatorit