Ballina Aktualitet

Soreca do të drejtojë delegacionin e BE-së deri në mbërritjen e shefit të ri

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë njoftoi se, ambasadori Luigi Soreca, i ngarkuari me punë ad interim, u takua me ekipin e delegacionit të BE-së ndërsa nisi të drejtojë delegacionin deri në mbërritjen e shefit të ri të delegacionit në muajt e ardhshëm.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë”, u shpreh Soreca.

“Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE”, tha ambasadori Soreca.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFTL blen 5 040 MWh energji elektrike për shtatorin
Artikulli tjetërCensi i Popullsisë dhe Banesave, nis trajnimi i punonjësve të terrenit