Ballina Aktualitet

Rama publikon foton e krijuar me aplikacionin e inteligjencës artificiale

TIRANË, 4 shtator/ATSH/-Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të tij e cila i është dërguar nga një qytetar.

Sipas kryeministrit, fotoja është krijuar me aplikacionin e inteligjencës artificiale.

“Duke shpresuar që të qeshni edhe ju me këtë dërgesë të njërit prej jush, i cili më shkruante se e ka krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPresidentja Osmani vizitë zyrtare në Tiranë
Artikulli tjetërBegaj mesazh deputetëve: Kthejeni Kuvendin në hapësirë pajtimi dhe debateshe konstruktive